Loading…

Elvana paralajmëron një tjetër bashkëpunim me këta dy repera kosovarë

  • 03/01/2022 | 15:04

Elvana paralajmëron një tjetër bashkëpunim me këta dy repera kosovarë

Ditën e djeshme, showbiz-i shqiptar mori një lajm shumë të mirë, si rrjedhojë e konfirmimit të bashkëpunimit midis Elvana Gjatës dhe Mozzik.


Ky bashkëpunim u zbulua nga vetë këngëtarja, e cila postoi në llogarinë e saj në “Instagram” një fragment të shkurtër të këngës së tyre me të re, në të cilën ka etiketuar Mozzik. Kënga titullohet “S’ka” dhe ne mezi presim momentin e publikimit!

Por lajmet e mira nuk mbarojnë me kaq. Mesaduket, Elvana Gjata nuk do të ndalet me bashkëpunimet surprizuese, pasi kësaj rradhe, bëhet i ditur publikimi i një kënge me ikonat e rrepit Lyrical Son dhe MC Kresha.

Vetë Lyrical Son e ka bërë me dije këtë lajm, nëpërmjet postimit të një videoje në llogarinë e tij në “Instagram”. Në video ai ka uruar të gjithë shqiptarët për festat e fundvitit, ndërkohë që ka zbuluar datën e publikimit të albumit të tyre të shumëpritur. Albumi “Muzikë e Alltisë” do të lancohet më 12 janar dhe do të përmbajë 11 këngë. Bashkëpunimi i tyre i veëm është pikërisht ai me Elvana Gjatën, i titulluar “Stuhi mbi oqean”.

Duket se këngëtarja ka plane të mëdha për 2022-shin dhe mund të themi se nuk mund ta niste më mirë se kaq!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë