Loading…

Emërime pa arsyetime: Qeveria Kurti tenton të arsyetoj punësimet e familjarëve

  • 08/04/2021 | 17:31

Emërime pa arsyetime: Qeveria Kurti tenton të arsyetoj punësimet e familjarëve

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, ka reaguar në lidhje me punësimet e familjarëve, duke u munduar të arsyetojë ato, shkruan Gazeta Metro.


Kryeziu, përmes një postimi në Facebook, tha se Sami Uka (vëllau i deputetit Fitim Uka), i cili u emërua këshilltar politik i Arben Vitisë, dhe Rabit Konjufca (xhaxhai i Glauk Konjufcës), që u emërua këshilltar politik i ministrit të mbrojtjes, tha se janë të emëruar sepse nuk janë të zgjedhur.

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, përmendi njohuritë e tyre duke i vendosur si arsyetime për pozitën që ata kanë tani.

‘’ Sami Uka është specialist i mjekësisë familjare dhe është magjistër i kujdesit parësor shëndetësor i diplomuar nga Universiteti i Londrës. Përvoja e tij profesionale përfshinë angazhimin si mjek në International Medical Corps dhe zyrtar i lartë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Kurse, Rabit Konfjuca ka të përfunduar Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së. Ai ka përvojë dhe njohuri në fushën e sigurisë, e cila është e veçantë dhe e vlefshme për shkak se përshkon të gjitha fazat e transformimit të ushtrisë sonë’’, shkroi Kryeziu.

Në fund ai tha se ministrave u takon ta përzgjedhin stafin dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Ky është postimi I plotë:

‘’ Sami Uka dhe Rabit Konjufca janë të emëruar politik të ministrive respektive. Ata janë të emëruar sepse nuk janë të zgjedhur.

Sami Uka është specialist i mjekësisë familjare dhe është magjistër i kujdesit parësor shëndetësor i diplomuar nga Universiteti i Londrës. Përvoja e tij profesionale përfshinë angazhimin si mjek në International Medical Corps dhe zyrtar i lartë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Kurse, Rabit Konfjuca ka të përfunduar Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së. Ai ka përvojë dhe njohuri në fushën e sigurisë, e cila është e veçantë dhe e vlefshme për shkak se përshkon të gjitha fazat e transformimit të ushtrisë sonë.

U takon ministrave ta përzgjedhin stafin dhe bashkëpunëtorët e tyre që ata mendojnë se do t’u ndihmojë dhe që i besojnë në kryerjen e detyrave dhe në përmbushjen e zotimeve.’’/gazetametro.net

Sami Uka dhe Rabit Konjufca janë të emëruar politik të ministrive respektive. Ata janë të emëruar sepse nuk janë të…

Posted by Perparim Kryeziu on Thursday, 8 April 2021

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë