Loading…
Emërimi i ambasadorëve të Kosovës i ndikuar nga politika: Shefi i kabinetit të kryeministrit bëhet ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe
  • 23/03/2019 | 23:06

Emërimi i ambasadorëve të Kosovës i ndikuar nga politika: Shefi i kabinetit të kryeministrit bëhet ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe

Shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt së shpejti do ta lerë postin e tij të deri tanishëm për tu bërë ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe. Por, sipas aanëtarëve të komisionit për punë të jashtme, këto emërimeve të ambasadorëve janë të ndikuara politikisht, transmeton Gazeta Metro.


Gjithashtu anëtarët e komisionit për punë të jashtme deklaruan se emërimet kanë tejkaluar kuotën prej 50 % të emërimeve politike. E këto i ka pohuar edhe kryetarja e këtij mekanizimi të Kuvendit Vjosa Osmani.

Ndërsa në ministrinë e jashtme  thonë se synim i tyre mbeten dërgimi i diplomatëve të karrierës në misione.

Liigji për diplomaci thotë se së paku pesëdhjetë për qind (50 %) të emërimeve të Ambasadorëve dhe Shefave të Misioneve Diplomatike, duhet të bëhet nga anëtarët në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë