Loading…

Emërimi i Contes si trajner i Totenhamit ndikon në të ardhmen e Harry Kane

  • 03/11/2021 | 15:59

Emërimi i Contes si trajner i Totenhamit ndikon në të ardhmen e Harry Kane

Harry Kane është i gatshëm që të heq dorë nga planet për t’u larguar nga Tottenhami pas emërimit të Antonio Conte si trajner.

Ish-trajneri i Chelseat dhe Interit u konfirmua dje si pasardhësi i Nuno Espirito Santosit, duke nënshkruar një kontratë 18-muajshe me skuadrën londineze.

Kapiteni i Anglisë, Kane, 28 vjeçar, bëri përpjekje që të largohej nga klubi për në Manchester City gjatë verës dukë vënë në pah dëshirën e tij për të fituar trofe, përcjellë KosovaPress.

Megjithatë presidenti i klubit Daniel Levy e bllokoi largimin e tij, duke e detyruar atë të qëndrojë.

Kane e ka nisur shumë dobët këtë sezon të Premier Ligës por duket se ai është i bindur se kjo situatë do të ndryshojë me ardhjen e trajnerit italian në krye të skuadrës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë