Shefja e misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou, ka emëruar nëntëmbëdhjetë gjyqtarë për Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.
Në këto emërime përfshihen posti i nënkryetarit dhe postet e katër gjykatësve të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese.
Gjykatësit e emëruar do të jenë fizikisht të pranishëm në selinë e Dhomave të Specializuara vetëm me kërkesë të kryetarit, për ushtrimin e detyrave që kërkojnë praninë e tyre.
Në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë u emëruan këta gjykatës:
- Keith Raynor (nënkryetar), Britani e Madhe
- Roland Dekkers (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Holandë
- Anne Power-Forde (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Irlandë
- Vidar Stensland (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Norvegji
- Antonio Balsamo (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, gjykatës zëvendësues), Itali
- Kai Ambos, Gjermani
- Christoph Barthe, Gjermani
- Michael Bohlander, Gjermani
- Emilio Gatti, Itali
- Nicolas Guillou, Francë
- Thomas Laker, Gjermani
- Guénaël Mettraux, Zvicër
- Vladimir Mikula, Republika Çeke
- Andres Parmas, Estoni
- Michèle Picard, Francë
- Kenneth Roberts, Kanada
- Charles Smith III, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- Mappie Veldt-Foglia, Holandë
- Christine van der Wyngaert, Belgjikë