Loading…

Emërohet nënkryetari i ri i Prishtinës

  • 07/08/2017 | 12:20

Emërohet nënkryetari i ri i Prishtinës

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti njoftoi se në vend të Dardan Sejdiut i cili është zjedhur deputet, tashmë ka emëruar nënkryetarin e ri të Prishtinës, Muhedin Nushi.


Ahmeti njoftoi se Nushi është me profesion ekonomist por në Komunën e Prishtinës njihet si drejtor i administratës që ka bërë avancime të dukshme në digjitalizimin e shërbimeve, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e proceseve.

Lexoni të plotë njoftimin e Ahmetit:

“Pas zgjedhjes së Dardan Sejdiu, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam emëruar z.Muhedin Nushi për nënkryetar të Komunës së Prishtinës.

Nushi është me profesion ekonomist por në Komunën e Prishtinës njihet si drejtor i administratës që ka bërë avancime të dukshme në digjitalizimin e shërbimeve, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e proceseve. Këto kanë rezultuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve në Komunën e Prishtinës.

Kam kënaqësinë që këto vite kam punuar me një njeri si Muhedinin dhe se do të vazhdojmë bashkëpunimin në shërbimin tonë për qytetarët e Prishtinës.

Falënderoj Dardanin për arritjet e përbashkëta në Komunë duke realizuar premtimet tona të vitit 2013. Ka qenë kryetar po aq sa edhe unë, duke e mbajtur një pjesë të madhe të barrës në përgjegjësitë tona në komunë. Dardanit i uroj sukses në Kuvend, duke ditur se atje do të jetë përfaqësues i denjë i komunës tonë dhe përfaqësues i qëndrimeve të Lëvizjes duke vazhduar luftën kundër korrupsionit dhe luftën për zhvillim të Republikës tonë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë