Loading…
Emery nuk e do më në skuadër, Ozil në verë transferohet te gjiganti italian
  • 10/02/2019 | 20:20

Emery nuk e do më në skuadër, Ozil në verë transferohet te gjiganti italian

Me 31 vite mbi supe në tetor, me një rënie drastike nga forma dhe kualiteti i tij, Mesut Ozil nuk preferohet nga trajneri Unai Emery tek Arsenal.


Prandaj agjentët e tij janë vënë në punë që prej janarit për të gjetur një skuadër të re për turko-gjermanin. Në janar Ozil iu vet ofrua Interit, por kartoni i tij dhe paga tejet e lartë ishin barrierat e para mes tyre. Për më tepër, që Arsenal kërkoi të marrë Perisic në këmbim të tij.

Që në këtë moment Marotta pezulloi negocimin.Nuk është në planet e kompanisë Sunging, as në vizionin që do të krijojnë për të ardhmen e klubit zikaltër, që të afrohen lojtarë që janë në rënie dhe me çmim të kripur.

Arsenal ka vendosur të ulë ndjeshëm çmimin e tij për afatin kalimtar të verës, qershori po afron, por Interi nuk do të bëjë asnjë hap drejt tij. Ky do të jetë refuzimi i dytë që Interi do i bëjë fantazistit, ndërsa në nëntor të vitit të shkuar ishte Juventusi që i mbylli dyert Ozilit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë