Emily Ratajkowski si gjithmonë vazhdon të mahnit me imazhe të ‘nxehta’.
Modelja ka vendosur që edhe kësaj here ta promovojë vet linjën e saj të modës, ku shihet të ketë veshur bikine dy pjesëshe nga sateni ngjyrë bezhë, shkruan Daily Mail.
Në fotografitë e publikuara në Instagramin e linjës së rrobave të banjës së Emilyt, ajo shihet duke modeluar ato në modele dhe ngjyra të bukura.
Ajo mori vëmendjen me poza të ndryshme provokuese, në njërën ndër to shihet me duar lart në flokët e saj ngjyrë kafe.
Në fillim të këtij muaji, ajo akuzoi fotografin e njohur Jonathan Leder për sulm seksual gjatë një sesioni fotografik në shtëpinë e tij më 2012.