Loading…

Emir Sahiti flet rreth të ardhmes së tij, bisedës me Alain Giresse dhe periudhës së vështirë pas vdekjes së nënës

  • 01/07/2022 | 12:49

Emir Sahiti flet rreth të ardhmes së tij, bisedës me Alain Giresse dhe periudhës së vështirë pas vdekjes së nënës

Sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti, pati një sezon të mrekullueshëm me Hajduk Split, skuadër me të cilën arriti të fitoi edhe Kupën e Kroacisë. Ai në një intervistë ka folur rreth Kombëtares, spekulimeve për një transferim të mundshëm në Gjermani dhe periudhën kur i kishte vdekur nëna, e cila kishte qenë shumë e vështirë për të, transmeton Gazeta Metro.


Emir Sahiti është një ndër lojtarët më premtues për Kosovën në të ardhmen, ai u ftua edhe nga përzgjedhësi, Alain Giresse, për ndeshjet e muajit qershor në Ligën e Kombeve por nuk pati minuta të mjaftueshme për të treguar potencialin e tij.

Në një intervistë për mediumin kroat, Germanijak, anësori kosovar me shaka është pyetur nga shoku i skuadrës së tij, Nikola Kalinic, nëse do të shkoj në Hamburg dhe Sahiti i përgjigjet shkurtë dhe qartë: ”Vëlla, po rri këtu.”

Ai vazhdon pastaj intervistën, duke thënë: ”Klubi dhe menaxheri im janë aty për t’u kujdesur për këto gjëra. Unë jam një lojtar i Hajdukut, i fokusuar te skuadra ime dhe në sezonin e ardhshëm jam gati të jap maksimumin. Nuk kam asnjë ide për këto transferime.”

Pra, siç u tha edhe më lartë ai u ftua nga Alain Giresse për takimet e muajit qershor, me ç’rast edhe debutoi me ‘Dardanët’. Giresse drejtoi PSG’në në fund të viteve të 90’ta dhe luajti kundër Hajduk Split dhe rreth kësaj i ka folur edhe Sahitit, siç thotë ky i fundit.

”Isha shumë i lumtur kur luaja për kombëtaren. Ishte hera e parë që isha me ta në një grumbullim. Kam bërë dy paraqitje dhe trajneri është i mirë. Ai gjatë një bisede që kemi pasur më përmendi se si luajti kundër Hajdukut dhe tregoi se si ishte i kënaqur me tifozët dhe se atëherë kishte një atmosferë të mirë,” theksoi ai.

23-vjeçari nuk e pati fare lehtë në fund të sezonit, pas vdekjes së nënës së tij. Anësori kosovar thotë se përkundër kësaj që ishte shumë e vështirë për të ishte i fokusuar në fitimin e Kupës me Hajdukun, gjë që e arriti në fund.

”Ishte një periudhë e vështirë për mua. Nëna ime ndërroi jetë dhe ishte shumë e vështirë për mua atëherë. Shumë trishtim kur nëna ime vdiq. Por isha i fokusuar në fitimin e Kupës me Hajdukun, trofeun të cilin e kemi pritur prej nëntë vitesh. Nuk mund ta përjetosh askund një ndjenjë të tillë. Isha shumë i lumtur kur fituam,” deklaroi ish-lojtari i Sibenik.

Emir Sahiti stinorin e kaluar në të gjitha garat për klubin kroat është paraqitur në 39 ndeshje dhe ka shënuar shtatë gola, kurse ka regjistruar edhe pesë asistime. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë