Loading…

Emisarët e kanë kërcënuar Kurtin: Ose marrëveshje, ose largim nga qeveria

  • 25/01/2023 | 22:57

Emisarët e kanë kërcënuar Kurtin: Ose marrëveshje, ose largim nga qeveria

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar me sanksione nga ndërkombëtarët nëse veç e refuzon marrëveshjen me Serbinë që është propozuar nga Bashkimi Evropian.


Sipas Kajtazi, nëse Kurti nuk e pranon atë plan të BE-së, atëherë do të largohet nga pozita e kryeministrit.

“Kurtit i është bërë e qartë që ose duhet ta pranojë ose do të largohet. Jam i bindur që zoti Kurti është kërcënuar me sanksione. I qesin sanksione penguesit të marrëveshjes, jo Kosovës”, tha ai në Klan Kosova.

Këtë lloj kërcënimi, Kajtazi u shpreh se diplomatët e huaj ia kanë bërë të qartë edhe publikisht.

Kësisoj, ai përmendi deklaratën e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ditë më parë është shprehur se në rast se Qeveria e Kosovës nuk do që të jetë pjesë e procesit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, atëherë për këtë do të diskutohet me “partnerë alternativë”.

“Kryeministrit Kurti ia kanë bërë të qartë publikisht se ‘ne nuk të kemi vetëm ty, marrëveshja nuk varet nga një parti apo ndonjë individ’”, u shpreh Kajtazi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë