Loading…

Emisari special i Amerikës që do ta zgjidh nyjën Kosovë – Serbi, do ta viziton Kosovën

  • 11/09/2019 | 13:21

Emisari special i Amerikës që do ta zgjidh nyjën Kosovë – Serbi, do ta viziton Kosovën

Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer, i cili është emëruar edhe përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, do ta vizitojë shtetin e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Palmer që ditë më parë tregoi hapur se SHBA’të përkrahin një Qeveri të re që e përkrah dialogun me Serbinë dhe fillon bisedimet për të përfunduar marrëveshjen finale mes dy shteteve.

Ai po ashtu siguroi se kjo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do të arrihet dhe për këtë duhet të fillojnë bisedimet.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë e ka konfirmuar lajmin për ardhjen e Palmerit në Kosovë, mirëpo ajo nuk ka treguar se cila do të jetë data e ardhjes së tij.

Kujtojmë se Palmer pati zbuluar se Kosova ka dëmtuar marrëdhëniet me SHBA’të pasi kjo e fundit nuk kishte dëgjuar kërkesat e saj për heqjen e taksës dhe fillimin e dialogut, ai po ashtu pati dërguar mesazh Kosovës së duhet t’i respekton qëndrimet e Shtëpisë së Bardhë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë