Loading…

Emocione, lot dhe përqafime: Surpriza që i bëhet nënës nga ushtari shqiptar i kthyer nga lufta

  • 05/11/2019 | 12:13

Emocione, lot dhe përqafime: Surpriza që i bëhet nënës nga ushtari shqiptar i kthyer nga lufta

Ju ka ndodhur ndonjëherë që dikush shumë i dashur të largohet nga ju për një kohë të caktuar dhe të mos dini nëse do të kthehet shëndosh e mirë, këtë  përjetim me së miri mund ta tregojnë nënat dhe gratë e ushtarëve që shërbejnë në misione paqësore nëpër vende të ndryshme të botës, një rast tepër prekës ka ndodhur në Shqipëri, kur një ushtarë ka befasuar nënën e tij pasi u kthye nga Afganistani, transmeton Gazeta Metro.


Një ushtarë shqiptarë që ka shërbyer në misionin ‘Herat’ në Afganistan, i ka bërë një surprizë të këndshmi e  me plot emocione nënës së tij, pas kthimit nga atje.

Emocione, lot dhe përqafime shihen në videon e publikuar nga ministrja e Mbrojtjes në Shqipëri, Olta Xhacka.

“E keni parasysh mallin dhe merakun e nënës për birin e saj? Imagjinojeni kur ai është ushtarak dhe ka shkuar të shërbejë në Afganistan. Ushtari i III Shkëlqim Hoxha nga batalioni i II i këmbësorisë, i cili është kthyer nga misioni në Herat i ka bërë këtë surprizë nënës së tij ditën e kthimit nga misioni”, shkruan ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka./gazetametro.net

https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/471765353433016/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë