Loading…

Emocionoi të gjithë: Vanessa Bryan uron ditëlindjen e vajzës me fotografinë e Kobe

  • 19/01/2021 | 16:17

Emocionoi të gjithë: Vanessa Bryan uron ditëlindjen e vajzës me fotografinë e Kobe

Për pak ditë bëhet plot 1 vit nga aksidenti tragjik me aeroplan, i cili i mori jetën Kobe Bryant, vajzës së tij dhe 7 personave të tjerë. Ndërkohë sot vajza më e madhe e të ndjerit, Natalia, feston 18-vjetorin e lindjes. Për t’i uruar asaj këtë ditë të veçantë nëna e Natalias, Vanessa, ka publikuar disa nga kujtimet më të bukura që ato kanë me Kobe.


Në njërën prej fotove, Vanessa shfaqej e ulur në një fushë basketbolli përkrah Kobe dhe vajzës së tyre, që asokohe ka qenë një vogëlushe.

“Të duam shumë! Gëzuar ditëlindjen Natalia, vajza jonë e parë”, ka shkruar Vanessa.

Më pas ajo ka postuar një tjetër foto prekëse, ku duket Kobe Bryant duke mbajtur në krahë të bijën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vanessa Bryant 🦋 (@vanessabryant)

“Princesha e vogël e babit”, shkruan Vanessa përkrah postimit të dytë.

Kujtojmë se së fundmi gruaja e ve e basketbollistit të ndjerë ka pasur një problem me nënën  e saj, Sofia Lane. Kjo e fundit e ka akuzuar Vanessa-n se ajo e ka lënë pas dore pas vdekjes së Kobe dhe i ka kërkuar një shumë si dëmshpërblim. Sofia ka hapur një proces gjyqësor me pretendimin se vajza e saj nuk po e ndihmon më pas ndarjes nga jeta të basketbollistit, pavarësisht se ai kishte premtuar se do i gjendej pranë gjithmonë.

Vanessa reagoi menjëherë në rrjete sociale pas daljes së këtyre lajmeve dhe u shprehur se nëna e saj po përpiqet t’i zhvatë një shumë parash. Përmes një shkrimi në Instagram, Vanessa Bryant tregoi se nëna e saj kërkon më kot shuma financiare nga familja e saj.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë