Loading…
Emrat e 32 grave kosovare të kthyera nga Siria 
  • 20/04/2019 | 18:43

Emrat e 32 grave kosovare të kthyera nga Siria 

Institucionet e Kosovës kanë bërë të ditur se mesnatën e së premtes në Kosovë janë kthyer 110 kosovarë të cilët ishin në zonat e konfliktit në Siri, transmeton Gazeta Metro.


Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj , të shtunën në një konferencë të përbashkët me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se në mesin e personave të kthyer janë edhe katër luftëtarë.

“Nga zona e konfliktit në Siri janë kthyer në Kosovë 110 shtetas kosovarë, prej tyre katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë këtu edhe nëntë fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë”, tha Qalaj.

Drejtori i Policisë së Kosovës, bëri të ditur se në zonën e konfliktit ende mbesin rreth 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë.

110 shtetasit kosovarë janë vendosur aktualisht në një qendër strehimore në fshatin Vranidoll, afër Prishtinës.

Ballkani.info i ka siguruar ekskluzivisht emrat e 32 grave të kthyera dhe fëmijëve të tyre, si dhe statusin martesor (të gjitha të martuara)

Katër nga 110 personat e kthyer nga Siria e që janë në mbajtje për shkak të dyshimit se kanë qenë të rreshtuar krah grupit militant, Shteti Islamik, janë hetuar edhe më herët nga Prokuroria. /gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë