Ish-ministri i Jashtëm i Kosvës dhe anëtari i LDK’së, Skender Hyseni, ka komentuar zhvillimet e fundit mes partisë së tij dhe VV’së. Ai ka komentuar edhe deklaratën e Lutfi Hazirit rreth postit të kKryeministrit, duke thënë se ka qenë shumë korrekte, shkruan Gazeta Metro.
Hyseni në RTV Dukagjini ka thënë se patjetër që emri i kryeministrit kalon formalisht nëpër zyrat e LDK-së.
“Nuk mund të ketë një marrëveshje pa aprovim të njërës apo tjetrës kryesi të emrit të kryeministrit”, tha ai.
Hyseni ka thënë se deklarata e Lutfi Hazirit ka qenë absolutisht korrekte kur ka thënë se emri i kryeministrit kalon edhe nëpër zyrat e LDK’së.
“Haziri nuk ka thënë asgjë për të ngjallur një reagim të tillë, përkundër ka thënë diçka që është e natyrshme dhe normale”, tha ai./gazetametro.net