Loading…

Enca me këshilla për pushime: Paratë shkojnë dhe vijnë, por koha jo

  • 08/08/2022 | 15:53

Enca me këshilla për pushime: Paratë shkojnë dhe vijnë, por koha jo

Këngëtarja Enca Haxhia ka ndarë disa këshilla me ndjekësit, duke iu sugjeruar se si të bëjnë pushime, në mënyrë që të ruajnë kujtime të bukura.


Ajo gjithashtu ka thënë se nuk ka respekt për njerëzit që nuk bëjnë pushime.

“Lekët shkojnë dhe vijnë por koha jo, dhe ti s’do të jesh kurre kaq i/e re sa sot, ndaj: Bëji ato pushimet për shtatë palë qejfe, lëre telefonin, jeto të tashmen, kujdesu për shëndetin mendor dhe shpirtëror. Nuk kam respekt për njerëzit që nuk bëjnë pushime. Sidomos nëse jeni duke bërë para. Do të thotë që ju jeni një skllav i punës tuaj, një skllav i parave”, ka shkruar Enca në Instagram.

Këngëtarja ka thënë tutje se nuk ka justifikime për të mos bërë pushime dhe jo domosdoshmërisht duhen shumë para.

“Nuk ka justifikime për mospushime! Ju domosdoshmërisht duhen shumë lekë; merr shoqen të dashuri, familjen ose shko te tekpull. Merr një dhomë me qera ose një tendë afër një deti/liqeni/lumi/mali. Bli ushqime në market dhe gatuaj gjëra të thjeshta në shtëpi. Shijojnë më shumë se karkalecat në lokal. Eksploro natyrën, noto, bëj ecje, shko për peshkim, shijo perëndimet, merr rreze dielli, një një të dashur vere, luaj me top, bëj shoqëri të reja, ji mendjehapur, lexo një libër, pi një spliffm pikturo, mbaj ditar. Harxhove ca lekë?! Edhe çfarë pastaj?! Të premtoj se këto ditë pushimesh do të të lumturojnë&do i mbash mend shumë më shumë se sa ditët ku je mbyllur në zyrë. Krijo kujtime të bukura”, ka shkruar Enca.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë