Enca vjen atraktive në paraqitjen e radhës.
Enca Haxhia është goxha aktive në rrjete sociale, në të cilat nuk i kursen imazhet provokuese.
Së fundi, këngëtarja postoi një foto të realizuar gjatë xhirimeve të videoklipit “Nashta”, në të cilin vjen tejet joshëse.
Ajo u shfaq e veshur me fustan të zi, në të cilin kishte vënë në dukje këmbët, teksa pozoi pranë një divani.
“S’je me ket femer, s’i sheh mo kto sy 😏“, shkruan ajo.
Projekti në fjalë ka marrë afro gjysmë milioni klikime në YouTube, ndërsa Enca u komentua shumë për dukjen.