Loading…

Ende asnjë gjurmë nga kërkimi i dy policëve të zhdukur, Maqedonia ofron ndihmë

  • 29/04/2018 | 14:04

Ende asnjë gjurmë nga kërkimi i dy policëve të zhdukur, Maqedonia ofron ndihmë

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë pësuar aksident të rëndë mbrëmë në Kaçanik, pasi kanë rënë me veturë nga ura mbi lumin Lepenc, prej një lartësie rreth 150 metra. Por, Policia e Kosovës, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se nuk ka asnjë rezultat në gjetjen e dy policëve që u aksidentuan edhe pse të gjitha institucionet janë duke u angazhuar për gjetjen e dy policëve të zhdukur.

Krerët e institucioneve gjatë kësaj vizite u zotuan se do të angazhohen maksimalisht dhe nuk do të ndalen për asnjë çast drejt daljes në ndihmë dhe kërkimit të dy zyrtarëve policor të përfshirë në këtë aksident, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare. Njoftimi i policisë tregon se gjitha institucionet janë përfshirë në këtë rast, shkruan gazetametro.net.

“Sipas Policisë, një interesim dhe përkushtim të pakursyer drejt këtij rasti e kanë dhënë edhe Qeveria e RKS-së, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, FSK-ja dhe institucionet tjera prezentë, ku sot Ministri i Punëve të Brendshme z.Bejtush Gashi, i shoqëruar nga Shefi i Stafit të Kryeministrit z.Avni Arifi dhe U.D. i Drejtorit të përgjithshëm të PK-së z.Naim Rexha, kanë dalë në vendin e ngjarjes për tu kujdesur nga afër dhe për tu njohur me të gjitha zhvillimet rreth rastit”, thuhet në njoftimin nga policia.

Por, tani kërkimet po vazhdojnë edhe në Maqedoni, në rrjedhën e lumit Lepenc. Zyrtarë nga MPB e Maqedonisë konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të ndihmuar autoritetet kosovare, shkruan gazetametro.net.

“Kemi pranuar kërkesën për të bashkëpunuar me autoritetet kosovare për gjetjen e trupave të policëve të aksidentuar. Ekipet tashmë janë në terren dhe po bëjnë përpjekje maksimale për gjetjen e trupave. Shpresojmë që trupat të jenë me shenja jete”, thuhet në njoftimin e MPB së Maqedonisë.

Kontakti edhe me autoritetet e Maqedonisë ka ardhur pasi rrjedha e lumit mund t’i ketë bartuar trupat e dy pjesëtarëve të policisë përtej kufirit./gazetametro.net.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë