Loading…

Ende asnjë vendim për 4 mijë votat e diasporës që erdhe me vonesë në KQZ

  • 14/10/2019 | 16:56

Ende asnjë vendim për 4 mijë votat e diasporës që erdhe me vonesë në KQZ

Shërbimi i votuesve që është në kuadër të Komisionit Qendror Zgjedhor, ende nuk ka marrë asnjë vendim për 4000 mijë zarfet me vota nga diaspora, që kanë ardhur me vonesë në këtë institucion, transmeton Gazeta Metro.


Kryetarja e KQZ’së dhe përfaqësues i PDK’së, thonë se duhet të respektohet ligji, që nënkupton të mos pranohen këto vota.

Ndërsa mandatari për kryeministër, Albin Kurti thekson se gjitha votat e mërgatës duhet të pranohen, pasi sipas tij, nuk është faji i tyre nëse vonohet posta.

Për dallim nga Kurti, shefja e KQZ-së, Valdete Daka thotë se ende janë në pritje të Shërbimit të Votuesve, për të vendosur se a janë të rregullta këto vota apo jo.

Ndërkaq, përfaqësuesi i PDK-së në KQZ-së, Ilir Gashi thotë se nuk duhet të merret ndonjë vendim që bie në kundërshtim me dispozitat ligjore, pavarësisht dëshirave politike.

Sipas tij, ligji e thotë qartë se çdo votë nga jashtë shteti duhet të jenë në Kosovë 24 orë para ditës së zgjedhjeve, raporton kp.

Këto vota të mërgatës, janë dërguar me 19,20 dhe 21 shtator, por për shkak të disa problemeve teknike, ato kanë ardhur jashtë afatit kohor që është i paraparë deri më 5 tetor./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë