Loading…

Ende e paqartë nëse mësimi fillon të hënën, në fundjavë vendoset nëse ndërpritet apo jo greva në arsim

  • 30/09/2022 | 08:10

Ende e paqartë nëse mësimi fillon të hënën, në fundjavë vendoset nëse ndërpritet apo jo greva në arsim

Anëtarësia e Sindikatës se Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, në fundjavë pritet të japë mendimin e saj për pezullimin e mundshëm të grevës në arsim.


Sindikata e Bashkuar e Arsimit, më 28 shtator, ka bërë të ditur se i është drejtuar anëtarësisë greviste me një shkresë, përmes të cilës u ka kërkuar të japin mendimin e tyre për idenë që të pezullohet greva në arsim deri në janar të vitit 2022, dhe procesi mësimor të nisë nga tre tetori.

Në një komunikatë për media, SBASHK-u tha se kërkimi i mendimit të anëtarësisë për pezullim të grevës vjen për shkak të mungesës së dialogut social.

Greva në sektorin e arsimit ka filluar me 25 gusht, mësimdhënësit po kërkojnë që deri në miratimin e ligjit të pagave Qeveria e Kosovës, t’i ndajë nga 100 euro.

Në shkollat e vendit dje është votuar pro ose kundër pezullimit të grevës. Disa mësimdhënës janë shprehur pro ndërprerjet së grevës, e të tjerët kundër.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë