Loading…

‘Ende në gjumë është’: Elon Musk thumbon Biden pasi injorimit të Tesla

  • 22/10/2021 | 14:44

‘Ende në gjumë është’: Elon Musk thumbon Biden pasi injorimit të Tesla

Drejtori ekzekutivi i Tesla dhe SpaceX ka ironizuar me Presidentin e SHBA’së, Joe Biden, pasi administrata injoroi fluturimin e parë të suskseeshëm civil në hapsirë dhe në samitin e tij me prodhuesit e veturave elektrike, që sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë ishte për shkak se punëtorët e fabrikave në Tesla nuk janë në sindikatë, transmeton Gazeta Metro.


Muajin e kaluar SpaceX që ka prishur baraspeshën në industrinë hapësinore duke krijuar përforcues të shumë përdorimesh të raketave ka dërguar katër astronautë civilë në një udhëtim tre ditor në orbitë. Misioni ishte fluturimi i parë në orbitën e Tokës ekskluzivisht për një ekuipazh civil, që edhe mblodhi 200 milion dollarë për spitalin Saint Jude shtesë.

Kjo nismë megjithatë nuk mori vlerësim nga Presidenti Biden. Një person në rrjetin social Twitter ja kishte shtruar një pyetje Musk: “Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka refuzuar madje edhe të pranoj se 4 astronautët më të rinj amerikanë ndihmuan të mbledhin qindra miliona dollarë për St.Jude. Cila është teoria juaj se përse?”

“Ende po fle gjumë” u përgjigj Musk.

Refuzimi në dukje i Administratës Biden të vlerësoj misionin vjen pasi që shpërfilli Tesla, që Musk po ashtu e udhëheqë, duke mos e ftuar në samitin për vetura elektrike – pasi kompania nuk i ka punëtorët në sindikatë.

Drejtorët e General Motors, Ford dhe kompanive tjera ju bashkuan Presidentit Biden në Shtëpinë e Bardhë ku ai njoftoi për revidim të “standardeve të emetimeve mendjelehta të administratës së kaluar”. Mediat dhe vet Musk ishin befasuar se Tesla, prodhuesi më i madh në botë veturave elektrike, nuk ishin ftuar.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë jen Psaki ishte pyetur nëse Tesla ishte përjashtuar pasi nuk ishin pjesë në sindikata. Ajo tha se pjesëmarrësit “ ishin punëdhënësit më të mëdhenj të United Auto Workers”, duke shtuar se po ja lë reporterëve të dalin me përfundimet vet.

Në të vërtetë vet Presidenti Biden përgëzoi sindikalistët e United Auto Workers në fjalimin e tij gjatë samitit. “Ne na duhen prodhuesit e veturave dhe kompanitë që të investojnë në Amerikë. Ne kemi nevojë që ata të mos i dërgojnë investimet publike dhe të zgjerojnë prodhimin e baterive dhe veturave jashtë vendit. Ne kemi nevojë që ju të thelloni partneritetin tuaj me UAW, të vazhdoni t’i paguani mirë, të mbështesni komunitetet lokale anekënd vendit.”

Një komentator i industrisë në Twitter kishte theksuar në Twitter se Musk ndoshta do të ftohej në tavolinë nëse “do të transferonte prodhimin e Teslas në Meksikë siç ka bërë Ford”.”Siç duket vendet e punës për amerikanë,, që prodhojnë 100 % vetura elektrike nuk është e mjaftueshme të tregohen si shembuj se si duhet të sillen prodhuesit e tjerë? Shtoi komentuesi që nuk vonoi përgjigja e Musk.

“Ironike me të vërtetë”.

Tesla prodhimin për tregun e amerikan me vetura elektrike e ka të ndarë në fabrikën në Freemont në California. 50 deri 55 % e përbërësve të veturave të prodhuara nga Tesla janë prodhime amerikane. Konsiderueshëm më shumë se partnerët tjerë që po investojnë në prodhimin e përbërësve si bateritë.

Dy fabrika të tjera janë duke u ndërtuar nga Tesla për të shtuar prodhimin e veturave elektrike, një në Austin në Texas, dhe tjetra në Berlin në Gjermani.

Një tjetër prodhues i madh po ashtu nuk ishte ftuar në samit  -që ka tejkaluar prodhimin dhe shitjen kompanisë Tesla të vetura elektrike në Europë – është gjigandi gjerman Wolkswagen. As kjo kompani nuk ka marrëveshje me sindikatën që po shtyhet para nga administrata Biden.

Mjaft sindikata të ndryshme të punëtorëve kanë qenë miqësore ndaj partisë demokratike të Biden në zgjedhjet e fundit pas premtimeve të shumta. Shumë prej tyre që e mbështetën hapur, kanë dalë kundër pas zgjedhjeve dhe vendimeve të administratës së tij. Rasti i fundit është edhe pakënaqësia e tyre me vendimin për vaksinim obligator nga administrata federale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë