Loading…

Ende nuk dihet për gjendjen e 23 vjeçarit të humbur nga Gadimja

  • 20/10/2019 | 20:48

Ende nuk dihet për gjendjen e 23 vjeçarit të humbur nga Gadimja

Ka kaluar një javë që kur Shqipdon Aliu nga Gadimja e Lipjanit, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, transmeton Gazeta Metro.


Derisa të gjithë po e kërkonin 23’vjeçarin, atij i vdiq babai, cili po vuante nga sëmundja e kancerit por nuk e dinte për zhdukjen e birit të tij.

Të dielën e kaluar Shqipdoni ëshë nisur drejt Prishtinës për në punë dhe nuk është lajmëruar më. Ndërsa, familjarët kanë konfirmuar për Klan Kosova se nuk e dijnë arsyen e largimit të tij, e që sipas tyre Shqipdoni nuk kishte ndonjë presion.

Me këtë rast po merren edhe organet e rendit, mirëpo sipas raportimeve të Policisë, deri më tani nuk ka ndonjë rezultat në gjetjen e tij.

Në anën tjetër, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, apeloi që të gjithë ata të cilët kanë informacion për 23’vjeçarin të lajmërojnë policinë. Ahmeti beson se kërkimet do të rezultojnë me gjetjen e Shqipdonit dhe rikthimin e tij te familja. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë