Loading…

Ende nuk është miratuar buxheti për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë

  • 18/02/2020 | 17:40

Ende nuk është miratuar buxheti për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë

Ende nuk është miratuar buxheti për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Podujevës, për çka kanë propozuar kandidatët e tyre, tri subjekte politike, transmeton Gazeta Metro.


Këtë e ka bërë të ditur kryeshefi ekzekutiv i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Yll Buleshkaj, i cili ka bërë të ditur se mosaprovimi i këtij buxheti rrezikon mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, kryetarja e këtij institucioni, Valdete Daka, ka thënë se KQZ i ka kryer të gjitha procedurat me kohë dhe sipas saj, pa buxhet nuk mund t’i vazhdojnë procedurat tjera të zgjedhjeve.

Mosmiratimi i buxhetit për zgjedhjet e kryetarit të Komunës së Podujevës u bë i ditur 25 ditë para ditës së votimit.

Për kryetar të Podujevës, dje është bërë e ditur se kanë aplikuar vetëm tre subjekte politike, ajo e Lidhjes Demokratike të Kosovës me kandidat Nexhmi Rudarin, Lëvizja Vetëvendosje me Shpejtim Bulliqin dhe Partia Demokratike e Kosovës me Naim Fetahun. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë