Loading…

Ende nuk janë shuar strukturat paralele në veri

  • 22/11/2016 | 17:33

Ende nuk janë shuar strukturat paralele në veri

Ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, është shprehur  se ende nuk janë shuar strukturat paralele komunale në veri të vendit. Sipas saj, Serbia ende po vazhdon të mbajë gjallë këto struktura në kundërshtim me marrëveshjet e arritura ndërmjet dy vendeve.

Tahiri ka thënë për Indeksonline se nga pala kosovare shumë shpejt pritet të ketë kushtëzime në dialog nëse qeveria serbe vazhdon t’i mbajë gjallë strukturat e saj paralele në veri të vendit.

“Krahas përparimeve që janë shënuar në pjesën veriore të vendit, Serbia ende vazhdon t’i mbajë disa struktura paralele komunale dhe ne për këtë vazhdimisht kemi raportuar në Bruksel dhe marrëveshja është që në periudhën e hartimit të statusit për asociacionin që ende nuk ka filluar do të ndodh shuarja e të gjithave strukturave të mbetura paralele”, ka thënë ajo.

Megjithatë sipas Ministres për dialog, në këto 6 vite të dialogut të Brukselit, janë arritur një numër i madh marrëveshjeve rreth 34, ku pjesa dërmuese janë zbatuar nga Kosova dhe Serbia, zbatimi i këtyre marrëveshjeve ka mundësuar që Kosova të shtrijë sovranitetin edhe në pjesën veriore të vendit .

“Fushat në të cilat janë zbatuar këto marrëveshje janë shuarja e policisë paralele ku tani më ata janë integruar në Policinë e Kosovës. Kemi shuarjen e zyrave paralele të doganave të cilat kanë përdorur edhe vula paralele. Shuarja e tyre është zëvendësuar me vendosjen e doganave të Kosovës dhe kjo është arritur përmes marrëveshjeve për doganat apo tregtinë e lirë apo marrëveshjes së IBM-së”, ka thënë Tahiri.

Ndërkaq sa i përket sistemit të drejtësisë, sipas Tahirit, së shpejti do të vendoset sistemi unitar i drejtësisë në komunat e veriut, pas shuarjes së strukturave paralele të drejtësisë së Serbisë që kanë qenë aty nga fundi i vitit 2013.

“Gjykata themelore dhe një zyre e prokurorisë do të nisin punën në muajin dhjetor për 7 komunat ashtu siç e thonë ligjet e Kosovës. Të gjitha lëndët gjyqësore që janë në pritje do të fillojnë të trajtohen, ka thënë Tahiri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë