Kosova veç ka siguruar fitoren sonte me golin e tretë pak sekonda pas fillimit të pjesës së dytë, shkruan Gazeta Metro.
Kombëtarja jonë e mbylli pjesën e parë me rezultat 2-0 por kjo s’i ndaloi ‘Dardanët’ që të kthehen furishëm në 45-minutëshin e dytë.
Elbasan Rashani shfrytëzoi një mundësi të artë për të thelluar avantazhin ndaj kundërshtarit.
Kosova me këtë fitore e mbyll kampanjën në Nations League me 9 pikë, 3 fitore e 3 humbje./gazetametro.net