Persona të papërgjegjshëm, e kanë vandalizuar objektin e ri dhe ende të papërfunduar të Shtëpisë së Kulturës në Zhur të Prizrenit.
Pamjet e publikaura nga TV Prizreni tregojnë gjendjen e tmerrshme se si është bërë ky objekt.
Drejtuesit e Ansambit të Këngëve dhe Valleve ”Emin Duraku“, kanë reaguar ashpër për vandalizmin në Shtëpinë e pambaruar të Kulturës në Zhur.
Në këtë reagim thuhet se ky objekt ndodhet në duar të hajnave dhe rrugaçëve, pasi që tri herë po thyhen dyert e metalit dhe janë shkatërruar e demoluarshumë gjëra në brendi të objektit.
Lidhur me ngjarjen e fundit janë njoftuar organet komunale, konkretisht drejtoria e Kultures në Prizren si dhe Policia, porderi më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim për këtë shqetësim për ndriçimin e rastit.
Ansambli “Emin Duraku” qe 10 vite ndodhet në rrugë me shpresë për një objekt të ri kulturor, por objekti i filluar gati një dekadë më parë ende nuk është funksional, ndërsa ai po dëmtohet më tepër dita ditës, thuhet në fund të reagimit të drejtuesve të AKV ” Emin Duraku” nga Zhuri.