Loading…
Ende punon kanuni në Mitrovicë: Familja e viktimës nga shembja e hotelit ‘Adriatik’ fal gjakun
  • 23/04/2019 | 17:45

Ende punon kanuni në Mitrovicë: Familja e viktimës nga shembja e hotelit ‘Adriatik’ fal gjakun

Sot ju dha lamtumira e fundit 27 vjeçarit Visar Behramit, i cili u gjet i vdekur dje pas shembjes së hotelit ‘Adriatik’ në Mitrovicë, transmeton Gazeta Metro.


Famija Behrami ka vendosur t’ia fal gjakun familjes Hajrizi për vdekjen e djalit të tyre, pavarësisht se familjarët e tij kanë thënë se, Behrami ka qënë duke punuar pa kontratë pune, dhe pa sigurim.

Kështu tha sot, Azemine Behrami, nëna e Visar Behramit, punëtorit që vdiq dje në vendin e punës në Mitrovicë ka treguar momentin e fundit të ndarjes me djalin e saj.

“10 euro në ditë ishte mëditja që tashmë i ndjeri Visar Behramaj merrte për punën fizike që bënte në kompani, djali punonte pa kontratë dhe pa sigurim shëndetësor”, ka thënë nena e tij.

Hoteli i cili u shemb pasditen e djeshme, si pasojë e të cilës vdiq një 27 vjeçar, del të jetë pronë e kryezotit mistershëm të Veriut, Ismet Osmanit, i njohur me nofkën ‘’Curri’’.

Visar Behrami nga Mitrovica humbi jetën nën gërmadhat e pjesës së shembur të Hotelit ‘Adriatiku’ në Mitrovicë. /gazetametro.net

Hoteli që u shemb dhe zuri 27 vjeçarin, del të jetë pronë e kryezotit të mistershëm të Veriut

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë