Loading…

Ëndërrojnë gjeneralët serbë: Marrëveshja e Kumanovës nuk ishte kapitullim për Serbinë

  • 10/06/2021 | 21:26

Ëndërrojnë gjeneralët serbë: Marrëveshja e Kumanovës nuk ishte kapitullim për Serbinë

Për më shumë se kaq, disa gjeneralë, admiralë e profesorë në Beograd po vazhdojnë të ngushëllohen duke thënë se dokumenti në fjalë, bashkë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së i mundësuan Serbisë në luftën e saj për ta mbajtur Kosovën si pjesë të këtij shteti.


Ky përfundim “i habitshëm” u nxor në përfundim të një konference që u mbajt në Beograd, dhe e cila u titullua “Agresioni i NATO-s në Republikën Federative të Jugosllavisë dhe Lufta e Re e Ftohtë”.

Atë e organizuan Forumi i Beogradit për një botë të barabartë dhe Klubi i Gjeneralëve dhe Admiralëve, në 22 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës.

Presidenti i këtij klubi, gjenerali Milomir Miladinović ka thënë se pas gjithë këtyre viteve, e vërteta nuk është treguar në mënyrë komplete, ende.

Ashtu sic është bërë e zakonshme në retorikën serbe, shifrat imagjinare nuk kishte si të mungonin.

“Ushtria jonë nuk kapitulloi. Në burime të ndryshme amerikane thuhet se gjatë bombardimeve të vitit 1999, NATO humbi 36 avionë dhe 6 helikopterë. Këto të dhëna, fatkeqësisht, rrallë mund t’i gjeni nëpër medie”, ka thënë ai.

Edhe profesori Dushan Prorokovic ka thënë se Marrëveshja e Kumanovës, shikuar nga këndi teorik, është e “arritur e madhe e politikës serbe” dhe se falë këtij akti “është mundësuar mbajtja e ndikimit në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë”.

“Po të mos ishte Marrëveshja e Kumanovës nuk do të ishte Rezoluta 1244. Është e vërtetë që NATO korri fitore ndaj Jugosllavisë, por cfarë është ajo fitore?!!. Katër anëtare të saj ende nuk e kanë njohur të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës”, ka thënë ai. “Gjatë bisedimeve shteti ynë arriti shumë, ndërsa e kishte vetëm një argument – Perëndimi është lodhur nga luftimet dhe se nuk është gati për një invazion tokësor (në Kosovë)”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë