Loading…

Endrit Thaçi prezent në momentin kur babai i tij njoftoi për ngritjen e aktakuzës dhe dorëheqjen

  • 05/11/2020 | 12:13

Endrit Thaçi prezent në momentin kur babai i tij njoftoi për ngritjen e aktakuzës dhe dorëheqjen

Endrit Thaçi, djali i presidentit Thaçi, po merr pjesë në konferencën për media, në të cilën Thaçi njoftoi për ngritjen e aktakuzës dhe dorëheqjen.

“Janë këto momente jo të lehta për mua, për familjen time dhe për juve që më keni mbështetur …Prandaj sot më shumë se kurrë ju lus dhe ju bëjë thirrje që të mos e humbisni shpresën, durimin dhe besimin”, tha Thaçi ndër të tjera.

Dorëheqje nga politika sot ka dhënë edhe kreu i PDK’së, Kadri Veseli, pasi edhe atij i është ngritur aktakuza.

Bashkë me Thacin e Veselin, deri tash dihet se u është konfirmuar aktakuza edhe deputetit Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë