Loading…

Endriti publikon foto të Thaçit me krerët e SHBA’së: Koha kur kishte kush të kujdesej për Kosovën

  • 06/11/2021 | 13:38

Endriti publikon foto të Thaçit me krerët e SHBA’së: Koha kur kishte kush të kujdesej për Kosovën

Mosftesa e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Samitin e Demokracive ka ngjallur edhe reagimin e Endrit Thaçit, djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Metro.

Endri Thaçi ka publikuar disa fotografi të babait të tij me udhëheqësit e ShBA’së ndër vite.

Fotoja e parë që ka publikuar ka qenë ajo me Presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Në fotot e tjera shihet Thaçi me ish-presidentin George Ë.Bush, me ish-çiftin presidencial, Barack dhe Michele Obama, ish-çiftin presidencial Donald dhe Melania Trump, ish-presidentin Bill Clinton dhe ish-sekretaren Hillary Clinton.

“Koha kur kishte kush të përkujdesej për Kosovën dhe të mbaheshin lidhjet e forta me miqtë ndërkombëtarë”, ka qenë përshkrimi që ai u ka vendosur gjithë këtyre fotove.

Prestigjiozja amerikane “Politico”, ka publikuar dje listën e shteteve të ftuara nga Shtëpia e Bardhë, për Samitin e Demokracive që do të mbahet në dhjetor të këtij viti. Në këtë listë, figurojnë 100 shtete, por jo edhe Kosova, Serbia dhe Bosnja. Mosftesa e Kosovës në këtë samit, ka ngjallur reagime të shumta.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë