Loading…
Engel: Amerika do të ndihmojnë Kosovën të zëvendësojë termocentralet e vjetra
  • 05/07/2019 | 13:35

Engel: Amerika do të ndihmojnë Kosovën të zëvendësojë termocentralet e vjetra

Pas Philip Kosnett, Mattheë Palmer, edhe Eliot Engel i bashkohet listës së zyrtarëve të lartë Amerikan në përkrahje të termocentralit të ri ‘Kosova e Re’. Në fjalimin e tij në koktejin e organizuar në Ambasadën e SHBA-ve për përvjetorin e pavarësisë, Engel thekson se vendi i tij do të punojë me Kosovën në procesin e bërjes së ushtrisë dhe të zëvendësimit të termocentraleve të vjetra.


Engel shprehet i lumtur me investimet e deritanishme të SHBA-ve në Kosovë, ani pse, përpjekjet ende nuk kanë përfunduar.

Një numër përfaqësuesish të lartë shtetëror, janë shprehur në përkrahje të termocentralit të ri.

Madje, SHBA-të kanë aprovuar ligjin për ristrukturimin e fondit privat të investimeve të jashtme – OPIC, i përfolur edhe si financues i projektit të termocentralit të ri, me qëllim që t’i kundërvihet aktiviteteve në rritje të investimit të Kinës dhe Rusisë edhe në Ballkan, përmes së cilave këto dy vende pretendojnë të zgjerojnë ndikimin politik në këtë rajon, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Ndryshe, në përkrahje të termocentralit të ri është shprehur edhe Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, si dhe Mattheë Palmer.

‘Termocentrali 1.4 miliard dollarësh do bëjë ‘revolucion’ në ekonominë e Kosovës’, kishte thënë Ambasadori Philip Kosnett edhe para ardhjes në Kosovë. Ai edhe në disa raste tjera është shprehur në përkrahje të këtij termocentrali.

‘Kosova e Re gëzon mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Absolutisht, ne jemi të përkushtuar për realizimin e projektit’, kishte deklaruar Mattheë Palmer gjatë një interviste për mediat lokale. ‘Kosovës i nevojitet stabilitet energjetik’, kishte deklaruar ai në një rast tjetër gjatë ceremonisë së shënimit të 20 vjetorit të përfundimit të luftës në Kosovë.

Sipas Palmer, projekti i Kosovës së Re do të sigurojë energji më se të nevojshme dhe pandërprerë për Kosovën si dhe do të ketë ndikim pozitiv në mjedis. Palmer u shpreh i lumtur që një kompani Amerikane po drejton projektin e Kosovës së Re.

Për dallim nga shtet tjera Ballkanike që termocentralet janë duke i ndërtuar me fonde shtetërore të Kinës dhe Rusisë, Kosova i është drejtuar mikut të vjetër – SHBA-ve, për ndihmë në ndërtimin dhe operimin e termocentralit të ri.

Një kompani Amerikane me bazë në Londër – ContourGlobal, është kontraktuar nga Qeveria e Kosovës për ndërtimin e Kosovës së Re deri sa gjiganti Amerikan, General Electric, është përzgjedhur përfitues i kontratës së inxhinierimit, prokurimit, ndërtimit dhe mirëmbajtjes afatgjate të termocentralit.

Ndryshe, termocentrali i ri në Kosovë pritet t’i sjellë vendit pavarësi energjetike dhe furnizim të rregullt me rrymë.

Përvec kësaj, termocentrali pritet të përfundojë humbjet vjetore prej 300 milion eurosh, të shkaktuara nga mungesa e energjisë elektrike, si dhe importet marramendëse, të cilat vetëm dekadën e fundit vendit i kanë kushtuar mbi gjysmë miliardi euro.

Sipas paralajmërimeve, termocentrali i ri do të zëvendësojë Kosovën A dhe pritet të fillojë operimin në vitin 2023, kur edhe pritet dekomisionimi i termocentralit të vjetër Kosova A. Në mungesë të tij, vendi mund të përballet me mungesë të dukshme të energjisë elektrike, ani pse rradhitet i treti në Evropë për nga rezervat e energjisë.

Më të fundit
...
  • 18/07/2019 | 23:39
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë