Loading…

Enrique Iglesias jep lajmin e trisht: Humb personin e dashur nga koronavirusi

  • 26/03/2020 | 23:30

Enrique Iglesias jep lajmin e trisht: Humb personin e dashur nga koronavirusi

Disa orë më parë, këngëtari i njohur Enrique Iglesias ka ndarë me të gjithë lajmin e trishtë. Nëpërmjet një postimi në Instagram ai thotë se njerku i tij, Carlos Falco ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.


Biznemeni i njohur spanjoll ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare në një spital në Madrid duke mos ia dalë të mposhtë virusin e rëndë.

Koronavirusi i shkaktoi pneumoni të rëndë dhe për shkak të moshës së thyer ai e ka pasur të vështirë të mbijetojë.

“Po kalojmë kohë të vështira nga kjo emergjencë që kap njerëz, shumë persona, përfshirë edhe familjen time. Është koha të qëndroni në shtëpi dhe të jeni të vetëdijshëm për të dashurit tuaj. Ju dërgoj një përqafim shumë të madh dhe shpresoj t’ju shoh shumë shpejt. Kurajo! -shkruan këngëtari i njohur në Instragram.

Situata në Spanjë është vështirësuar shumë ditët e fundit dhe numri i viktimave ka kaluar edhe Kinën.

 

View this post on Instagram

 

We are going through tough times and this emergency has touched a lot of people including my family. Let’s stay home and take care of ourselves and our loved ones. Sending lots of love and strength ?? . Estamos pasando tiempos dificiles y esta emergencia ha alcanzado a muchisimas personas incluida mi familia. Es momento de quedarse en casa y estar pendiente de vuestros seres queridos. Os mando un fuertísimo abrazo y espero veros muy pronto. Animo! ?

A post shared by Enrique Iglesias (@enriqueiglesias) on

Pas Italisë, Spanja është vendi më i rrezikuar nga koronavirusi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë