Loading…

Enver Hasani: Avokati i Popullit mori vendim arbitrar për kërkesën e Valdete Dakës

  • 30/11/2021 | 18:17

Enver Hasani: Avokati i Popullit mori vendim arbitrar për kërkesën e Valdete Dakës

Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se Avokati i Popullit mori vendim arbitrar për kërkesën e ish-kryetares së KQZ’së, Valdete Daka, shkruan Gazeta Metro.


Enver Hasani ka thënë se vendimet që dalin nga ky institucion i drejtësisë supozohet që të jetë të zbatueshme.

“Këtë standard e kanë shumica e gjykatave kushtetuese në Evropë. Edhe ne jemi në atë sistem që supozohet se ka kulturë juridike dhe kushtetuese”, është shprehur Hasani.

Hasani në Info Magazine ka thënë se nëse vendimet e Kushtetueses nuk gjejnë zbatueshmëri atëherë mbetet që çështjet të dërgohen në Gjykatën e Arbitrazhit.

“Marrëveshjet si ajo për Asociacionin e Komunave Serbe janë detyrim ndërkombëtar dhe kushtetues. Nëse nuk zbatohen, mund të bëhet presion dhe mund të shkohet në arbitrazh”.

“Është normale të përdoret detyrimi i zbatimit ose arbitrazhit”, ka theksuar ai duke diskutuar për kërkesën e vendeve të QUINT-it që të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Hasani më tej ka komentuar edhe kërkesës e ish-Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, të bërë për Avokatin e Popullit që t’i drejtohet Kushtetueses, për çfarë ka thënë se Naim Qelaj ka marr vendim arbitrar.

Ndryshe Avokati i Popullit javën e kaluar ka thënë se rasti Daka është trajtuar në mënyrë profesionale. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë