Loading…

Enver Hasani: Qeveria nuk mund t’ia ndalë pagat askujt

  • 05/10/2022 | 23:02

Enver Hasani: Qeveria nuk mund t’ia ndalë pagat askujt

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se Qeveria nuk ka të drejtë t’ua ndalojë pagat punëtorëve të arsimit.


Hasani ka thënë se çështja duhet të shtrohet se kush është punëdhënësi i klëtyre punëtorëve.

Sa i përket çështjes nëse është e ligjshme që të paguhen ata që kanë qenë në grevë, ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se kjo çështje i takon lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

“Kjo i takon një dimensioni që ne e quajmë pagë apo kompensim material, që e marim sipas një kontrate. Problemi themelor këtu është se në një sistem kushtetues çfarë jemi ne për ndarjen dhe balancimin e pushteteve, Qeveria ekzekuton ligje dhe nuk i interpreton ligjet, përveq rregullativës së brendshme për aq kohë sa ato nuk afektojnë liritë e drejtat e njeriut sepse edhe atëherë ka një mekanizëm vertikal që e mbikqyrë punën e ekzekutivit. Kuvendi i nxjerr ligjet dhe interpretuesi i tyre është gjykata”, ka theksuar Hasani në RTK.

Kjo sipas tij do të thotë se jemi para një ndëshkimi, para një represioni ligjor, në të cilin janë afektuar qindra punëtorë të arsimit për pjesëmarrjen në grevë.

“Problemi themelor që e bën jolegjitim dhe jo të ligjshëm këtë veprim sipas kushtetutës dhe standardeve të Strasburgut, e të cilat çdo autoritet përfshirë edhe Qeverinë duhet t‘i zbatojë kur thirret për lirinë dhe të drejtat e njeriut është se këtu nuk shtrohet çështja nëse ka drejtë dikush ose nëse ecë rroga në ndërkohë që nuk punon dhe bën grevë. Ligji flet për punëdhënës sepse vetëm punëdhënësi ka të drejtë të bëjë ndalimin e ekzekutimit të pagave. Qeveria nuk është punëdhënës jo vetëm i arsimit fillor dhe të mesëm por as i Universiteteve publik, por edhe një pjesë goxha e madhe e administratës është pjesë e atyre agjensioneve të pavarura që shpesh quhen si pushtet i tretë apo amortizues i pushtetit politik në shoqëri”, ka theksuar Hasani. Ai ka thënë se punëtorët e arsimit duhet t’i ndjekin rrugët ligjore për të siguruar pagat e tyre.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese tutje ka thënë se Qeveria nuk mund t’ia ndalë pagat askujt.

“Ndalesa e pagesave pa një aktvendim qoftë nga inspektorati, qoftë nga gjykata nuk mund të ndodhë. Duhet të provohet në gjykatë. Pa një vërtetim faktesh në baza individuale, qeveria nuk mund t’ia ndalë pagat askujt edhe në qoftë se komuna në këtë rast nuk i dorëzon listat. Komuna duhet të dëshmojë me vendime individuale nëpërmjet inspektorateve të arsimit dhe organeve tjera kompetente nëse dikush ka qenë apo jo në punë”, ka shtuar Hasani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë