Loading…

Enver Hasani tregon se a do të ketë qeveri të re apo zgjedhje të reja

  • 26/03/2020 | 08:41

Enver Hasani tregon se a do të ketë qeveri të re apo zgjedhje të reja

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë se me Kushtetutë Vetëvendosje ka të drejtë edhe njëherë të propozojë Kurtin për mandatar të qeverisë.

Hasani në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, thotë se nëse Vetëvendosje nuk lëshon rrugë duke mos dërguar emër te Presidenti, qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhje të reja.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se Kushtetuta e Kosovës ka shumë hapësira në krahasim me kushtetutat e vendeve tjera, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se në kushtetutat e vendeve tjera shpjegohet shumë qartë roli i një kryeministri në dorëheqje dhe rolin e kryeministrit në shkarkim.

Hasani thotë pozita e krye parlamentares më shumë është në aspektin moral se legal.“Vjosa Osmani nuk ka pse qëndron në atë pozitë”, tha ndër të tjera Enver Hasani.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë