Loading…

‘Enver Hoxha u tërbua’: Historia e shkrimtarit që romani i tij e ktheu në shitës cigaresh

  • 11/05/2026 | 09:15

‘Enver Hoxha u tërbua’: Historia e shkrimtarit që romani i tij e ktheu në shitës cigaresh

E ftuara e kësaj jave në rubrikën “Galeri” në emisionin “E Diell” ishte shkrimtarja Besa Myftiu, e cila solli një rrëfim emocional për jetën dhe trashëgiminë familjare, transmeton Gazeta Metro.


Ajo foli për babain e saj, Mehmet Myftiu, një figurë e njohur e letërsisë dhe arsimit, por edhe një njeri që përjetoi goditje të rënda nga regjimi.

“Babai ka qenë shkrimtar dhe profesor. Pastaj u dënua nga regjimi dhe iu hoq e drejta për të botuar dhe për të dhënë mësim. Më pas shiti cigare për 25 vite te Rruga e Barrikadave.”

Myftiu u ndal edhe te veprat e tij, duke kujtuar një periudhë të dhimbshme dhe të veçantë të jetës së tij.

“Babai kishte shkruar romanin ‘Leka’, që tregonte vuajtjet në kampet e përqendrimit nazist kur ishte vetëm 12 vjeç e gjysmë. 10 vite më vonë u internua nga komunistët dhe ishte në të njëjtën qeli me nazistët dhe fashistët.”

Ajo rrëfeu gjithashtu historinë e romanit “Shkrimtari”, i cili nuk arriti të botohej kurrë në atë kohë.

“Kur erdhi, i tha babait se Enver Hoxha u tërbua dhe i kërkoi llogari se përse e lini këtë njeri të shkruajë. Nga ky moment, e drejta e botimit iu hoq dhe libri nuk u botua asnjëherë.”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë