Loading…

Enver Hoxhaj emërohet anëtar bordi në ‘Vienna Congress’, në vend të Erhard Buseck

  • 03/02/2023 | 12:39

Enver Hoxhaj emërohet anëtar bordi në ‘Vienna Congress’, në vend të Erhard Buseck

‘Vienna Congress’ një kongres i cili një herë në vit mbledhë politikanë, shkencëtarë, diplomat nga e tërë bota, pas vdekjes së Erhard Buseck, ka plotësuar bordin me një emër nga Kosova. Pasues i Erhard Buseck në bordin e Kongresit të Vjenës do të jetë ish ministri i jashtëm, tani nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Enver Hoxhaj.


Bordi i Kongresit të Vjenës përbëhet nga emra të politikës, shkencës e diplomacisë botërore.

Mirëseardhje në bord Hoxhajt i dëshiroj ish presidenti çek Vaclav Klaus i cili momentalisht udhëheq këtë bord dhe bartësi i çmimit Nobel për kimi, ish kandidati për president të Izraelit Dan Shechtman.

Kongresi i Vjenës mbahet çdo fillimvit dhe mundohet të mbajë vazhdimësinë e Kongresit të Vjenës nga viti 1814.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë