Loading…

Enver Hoxhaj: Nuk mund të kemi kryeministra si Haradinaj e Kurti që na prishën me Evropën dhe Amerikën

  • 23/01/2021 | 15:48

Enver Hoxhaj: Nuk mund të kemi kryeministra si Haradinaj e Kurti që na prishën me Evropën dhe Amerikën

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, thotë se Kosovës i duhet një kryeministër që i ruan marrëdhëniet me shtetet mike, e jo të atillë që prishin marrëdhëniet me to, derisa ka përmendur ish-kryeministrat, Ramush Haradinajn dhe Albin Kurtin.

“”Ne nuk mundemi më me pas kryeministra ku njëri merr në thua dhe na prish me Evropën qysh na pati prishur Ramush Haradinaj. Ia merrke mendja që mund të shtyhet me Angela Merkel dhe me Macron dhe i la të rinjtë, të rejat e Gjilanit dhe krejt qytetarët e Kosovës pa viza. Apo Albini i cili na prishi me Amerikën. Ne nuk jemi as Kinë, as Rusia, as Gjermania, e cila mund të bartë këtë barrë. Neve na vyen një politikë e mençur, neve na vyjnë t’i ruajmë arritjet që i kemi arritur deri tash bashkë”, ka theksuar ai në Gjilan ku ka takuar pensionistët në komunë.

Hoxhaj, u është zotuar pensionistëve të Gjilanit se do të ketë rritje të pensioneve dhe se do të kenë trajtim dinjitoz.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë