Loading…

Enver Peci propozohet nga Kuvendi për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

  • 24/11/2022 | 14:03

Enver Peci propozohet nga Kuvendi për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Kuvendi ka propozuar Enver Pecin për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, pasi ky mori 66 vota, nga 87 deputetë që votuan gjithsej, nga të cilat tri fletëvotime ishin të pavlefshme.


Pas Enver Pecit, Dukagjin Abdyli mori 31 vota, Bardh Vokshi 35 vota,  Flamur Rasori 24 vota dhe Valon Hasani dy vota.

Presidentes Vjosa Osmani do t’i dërgohen dy emra të propozuar për gjyqtarë, njofton Klankosova.tv.

Pasi që minimumi i zgjedhjes është 58 vota, deputetët sërish kanë filluar votimin për propozimin e dytë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë