Loading…

Epidemiologu suedez thotë se nuk ka shenja që ‘imuniteti i tufës’ mund të luftojë koronavirusin

  • 25/11/2020 | 12:40

Epidemiologu suedez thotë se nuk ka shenja që ‘imuniteti i tufës’ mund të luftojë koronavirusin

Ka pak prova që imuniteti i tufës po ndihmon Suedinë të luftojë koronavirusin, sipas epidemiologut të lartë të vendit, transmeton Gazeta Metro.


“Çështja e imunitetit të tufave është e vështirë”, tha Anders Tegnell në një konferencë në Stokholm të Martën. “Ne nuk shohim shenja të imunitetit në popullatë që po ngadalësojnë infeksionin tani.”

Suedezët kanë qenë më të ekspozuar ndaj virusit sesa fqinjët e tyre gjetkë në rajonin nordik, dhe çdo i treti ka antitrupa, sipas shifrave të fundit të botuara këtë javë.

Tegnell në të kaluarën ka thënë se imuniteti i tufës është vështirë të matet dhe madje ka vënë në pikëpyetje shifrat zyrtare. Autoritetet Suedeze e kanë bërë të qartë se imuniteti nuk është një qëllim politik, por ekspozimi i kombit ndaj virusit e bën atë një provë të dukshme për vëzhgimin e teorisë.

Në një studim të fundit të OECD-së, Suedia vazhdimisht renditej ndër kombet më të goditura në Evropë, siç matet nga vdekshmëria relative dhe infektimeve.

Derisa tani vendi pa një rritje të numrave të të infektuarve, duke bërë kështu që të ndërmerren masa të reja dhe kufizime Kufizimet e reja vijnë mes paralajmërimeve që shtretërit e kujdesit intensiv të Suedisë po mbushen shpejt. Ndërkohë, autoritetet në vend po paralajmërojnë kundër vendosjes së një peshe të madhe në një vaksinë të mundshme në të ardhmen./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë