Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland është duke ‘shkatërruar’ skuadrat angleze në këtë fillim të edicionit. Mirëpo, jo vetëm ato angleze pasi edhe në Ligën e Kampionëve norvegjezi është treguar i pandalshëm, transmeton Gazeta Metro.
Tifozët kundërshtarë të Manchester Cityt kanë nisur edhe një peticion shumë interesant, ku deri më tani janë mbledhur rreth 400 mijë nënshkrime për të kërkuar largimin e sulmuesit nga Britania e Madhe.
Ky peticion ka shkaktuar edhe reagime qesharake të shumta në rrjetet sociale.
Amazing 😂 pic.twitter.com/LV8Upg1EM4
— SPORTbible (@sportbible) October 5, 2022
Haaland është golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit anglez me 14 gola dyfish më shumë se ndjekësi i parë, Aleksander Mitrovic.
Ndërsa, edhe në Ligën e Kampionëve 22-vjeçari është golashënuesi më i mirë me pesë gola, një më shumë se anësori i Bayern Munich, Leroy Sane. /gazetametro.net