Gjatë ditës së sotme mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, u zyrtarizua si lojtari më i ri i Inter. Përmes një postimi në Instagram klubi zbuloi gjithashtu se Asllani do të bartë numrin 14, numër të cilin e kishte pasur edhe Ivan Perisic, transmeton Gazeta Metro.
Në postimin e klubit në Instagram nuk ka munguar edhe reagimi i mesfushorit të Tottenham Hotspur, Ivan Perisic, i cili i uroj fat mesfushorit shqiptar, duke shkruar: ”Paç fat vogëlush… 14.”
View this post on Instagram
Vlen të theksohet se fillimisht ishte spekuluar se Kristjan Asllani do të bart numrin 13 e ish-kapitenit të ‘Nerazzurrëve’, Andrea Ranocchia, i cili së fundmi ka kaluar tek skuadra e Monzas.
20-vjeçari gjatë ditës së djeshme përfundoi testet mjekësore me sukses dhe ishte vetëm çështje kohe kur do të bëhet zyrtarizimi i tij.
Ai gjatë sezonit të kaluar ka zhvilluar 23 ndeshje në Serie A, derisa golin e vetëm e shënoi pikërisht ndaj Interit. /gazetametro.net