Erërat e forta dhe moti keq kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik duke rrëzuar një shtyllë elektrike, e duke lënë shumë rajone të Kosovës pa energji elektrike, transmeton Gazeta Metro
Kompania për distribuim të energjisë elektike në Kosovë KEDS, ka njoftuar se rajonet me të goditura nga prishjet në sistem dhe që kanë mbetur pa rrymë janë Gjakova, Peja, Prizreni, Skenderaj dhe Mitrovica.
KEDS e ka njoftuar kallxo.com se ekipet kanë dalur në terren dhe po mundohen që të sanojnë prishjet sa më shpejtë , edhe pse thuhet se moti i ligë po e vështirëson shumë situatën.
Në fotot e publikuara nga KEDS shihet se era e fortë e ka rrëzuar edhe një pemë./gazetametro.net