Loading…

Era e fuqishme dje shkaktoi dëme fatale: Kjo është gjendja e plazhit të Shëngjinit

  • 11/07/2019 | 17:41

Era e fuqishme dje shkaktoi dëme fatale: Kjo është gjendja e plazhit të Shëngjinit

Ditëve të fundit Gadishulli i Ballkanit është ndikuar nga masa ajrore të freskëta, duke shkaktuar kështu reshje shiu me stuhi dhe rënie të temperaturave në disa vende. Erë të fuqishme dje ka pasur edhe në Shëngjin, por moti sot duket më mirë, shkruan Gazeta Metro.


Gjatë ditës së djeshme Metro raportoi për dëmet e shumëta materiale që moti ka shkaktuar në këtë bregdet, sidomos në lokale e vetura.

Mirëpo gjendja në Shëngjin sot duket të jetë shumë më e mirë. Kjo vërehet edhe në videon që shihni më poshtë.

Siç shihet, materialet e dëmtuara janë larguar nga rruga, dhe pjesa e korsisë është krejtësisht e pastruar.

Ndryshe, temperaturat minimale atje do të jenë 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 30 gradë, por që do të përcjellen me vranësira.

Meterologët paralajmërojnë mot të njëjtë deri në fundjavë, ndërsa më pas pritet rikthim i temperaturave të larta./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë