Loading…

Era Istrefi shkëlqen me veshjen në paraqitjen e fundit

  • 06/06/2021 | 09:54

Era Istrefi shkëlqen me veshjen në paraqitjen e fundit

Këngëtarja ka shijuar natën në një mbrëmje muzikore e cila mori vëmendje me veshjen e saj.


Nga heqja e masave të rrepta si pasojë e pandemisë COVID-19, tashmë janë hapur lokalet dhe artistët e estradës po performojnë duke argëtuar publikun të cilët nuk janë edhe të pakët që po dalin natën, shkruan lajmi.net.

Për dallim nga këngëtarët e tjerë të cilët po performojnë, Era Istrefi ka zgjedhur të jetë mysafire në një mbrëmje muzikore, në një nga klubet e njohura.

E veshur me një fustan me ngjyrë të kaltër i cili i theksoi tiparet e formësuara bukuroshes i dha një dukje mahnitëse.

Fustanin e saj, ajo e ka kombinuar me një çantë ngjyrë rozë dhe këpucë gjithashtu, ndërsa sa i përket makijazhit ajo ka venë një të lehtë teksa flokët bionde i ka kapur në pjesën e sipërme të kokës duke i lëshuar si bisht të gjatë.

Këngëtarja e hitit “Oh God” ndau disa imazhe nga nata e mbrëmshme në profilin e saj zyrtar në Instagram e cila mori pëlqime dhe komente të shumta nga miqtë dhe fansat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë