Loading…

Erdh kjo fushatë, e dolën këto premtime, Kurti thotë se paga minimale do të bëhet 250 euro

  • 02/10/2021 | 11:15

Erdh kjo fushatë, e dolën këto premtime, Kurti thotë se paga minimale do të bëhet 250 euro

Kryeministri Albin Kuti tha se në Kosovë është problematike punësimi i pasigurt. Për këtë, ai tha se do të pesëfishojë numrin e inspektorëve.

Në kongresin zgjedhor të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Kurti tha se paga minimale do të ngritët në 250 euro.

“Falë organizimit sindikal në botë pushohet gjatë vikendeve e punohet me 8 orë. Është e gjatë lista që ka pasë ndikim në jetën tonë veprimet sindikale. Dekada e fundit për punëtorin kosovar ka qenë e kobshme për shkak të regjimit të Millosheviqit, e pastaj nuk kanë mundur të kthehen më në punë. E dimë që kemi papunësi të mëdha në Kosovë. Të qenurit i papunë nuk është problemi i vetëm, kur je në punë ka shumë probleme, mungesa e sigurimit shëndedtësor, mos pagesa gjatë punës mbas orarit etj. Punësimi i pasigurt është problem i madh. Pandemia e ka pasur një anë pozitive për punëtorët, ka reflektuar te shoqëria për punët që më herët nuk i kanë dhënë rëndësi. Gjendja e punëtorëve është trashëgimi që jemi përballur nga dita e parë e punës. Do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve. Pagën minimale do ta rrisim në 250 euro”.

Ndërsa, kryetari i BSPK-së, Avni Hajdini, tha se organizimi sindikal ka sjell ndryshime në përmirësimin e mirëqenies së punëtorëve në vend.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë