Loading…

Erdhi një lajm nga Amerika për Ushtrinë e Kosovës

  • 07/03/2017 | 22:33

Erdhi një lajm nga Amerika për Ushtrinë e Kosovës

Konsullja e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, thotë se sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ka përcjellë mesazhet e para të fuqishme se Kosova duhet ta ketë ushtrinë e vet.


Sipas saj, mesazhi i dytë nga SHBA’ja është se e përkrah dialogun me Serbinë, i cili duhet të përfundojë me njohjen e Kosovës.

Sahatqija në një intervistë për ‘Epokën e Re’ ka theksuar se çfarëdo ndryshimi i brendshëm që të jetë në SHBA, politika e jashtme karshi Kosovës nuk ka ndryshuar.

Ajo ka thënë se zgjidhja e demarkacionit me Malin e Zi, asociacioni i komunave serbe dhe vazhdimi i dialogut u japin fuqi diplomatëve të Kosovës për kërkim të njohjeve të reja dhe për mundësi të kërkimit të investimeve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë