Loading…

Erdogan arrin në Soçi, pritet të takohet me Putinin, ky është takimi i tyre i dytë brenda 18 ditëve

  • 05/08/2022 | 15:15

Erdogan arrin në Soçi, pritet të takohet me Putinin, ky është takimi i tyre i dytë brenda 18 ditëve

Presidenti rus Vladimir Putin do të diskutojë sot me homologun turk Recep Tayyip Erdogan në Soçi, ku zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov bëri të ditur se lideri turk para pak çasteve ka arritur në këtë vend.


Ata ndër tjera do të diskutojnë për çështje bilaterale në rajon, përfshirë situatën në Ukrainë dhe Siri, e ndër temat më të përfolura besohet të jetë bashkëpunimi ekonomik.

“Kjo do të jetë një mundësi për të diskutuar për mekanizmat e eksportimit të drithërave nga portet ukrainase – për të mësuar nëse po kanë efekt”, tha Peskov para gazetarëve.

Kujtojmë që Erdogan dhe Putin kanë diskutuar muajin e kaluar në Iran, në takimin e parë në katër sy që kur ka filluar pushtimi rus në Ukrainë.

Ata ishin takuar në një konferencë ndërkombëtare në Teheran, ndërsa tani ka arritur në Soçi, ku do të vazhdojnë diskutimet për çështje të ndryshme. Ky është takimi i tyre i dytë brenda 18 ditëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë