Loading…

Erdogan bisedon në telefon me Vucicin

  • 26/06/2019 | 09:22

Erdogan bisedon në telefon me Vucicin

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pritet që së shpejti të vizitojë Serbinë, ku do të mbahet sesioni i ardhshëm i Këshillit të Lartë për Bashkëpunim, dhe do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vucic, transmeton Gazeta Metro.


Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij serb, Aleksandar Vucic, ndër të cilin, thuhet se kanë folur për mardhëniet politike dhe ekonomike mes dy vendeve.

Danas shkruan se ata biseduan rreth vendimit për themelimin e Këshillit të Lartë për Bashkëpunim, ndërsa theksuan pritjet që sesioni i ardhshëm i Këshillit të zhvillohet gjatë vizitës së Erdogan në Serbi.

Presidenca përmes një komunikate ka njoftuar se dyshja gjithashtu kanë biseduar edhe për situatën në rajon.

“Presidenti Erdogan ka përkrahur politikën për paqe dhe bashkëpunim. Ata janë marrë vesh që kjo është mënyra e vetme për rritje ekonomike sa më të lartë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Erdogan dhe Vucic kanë biseduar disa herë në telefon me njëri tjetrin, ndërsa kanë zhvilluar edhe disa takime./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë