Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i bëri këto komente në kontekstin e takimit me liderin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Princin e Abu Dhabi, Sheikh Mohammed bin Zayed, e që vjen pas diskutimit të planit investimeve prej 10 miliardë dollarë në Turqi nga Emiratet, transmeton Gazeta Metro.
Turqia po planifikon përmirësimin e relacioneve me Izraelin, ka thënë sot presidenti Erdogan. Ai tha kështu pas takimit me Princin Mohammed bin Zayed, që u vazhdua pastaj me një plan investimesh nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Turqi, me vlerë prej 10 miliardë dollarë.
Ky zhvillim vjen pas vite tensionesh mes Ankarasë dhe Abu Dhabi, përfshi një kërcënim të pezullimi të marrëdhënieve pasi që Emiratet Arabe normalizuan ato me Izraelin në vitin 2020 – megjithëse Turqia ka lidhje diplomatike me Izraelin që nga 1949’ta.
“Ata shpalosën një plan investimesh prej 10 miliardësh. Duke e vendosur këtë, ne do të ndërtonim një të ardhme krejt tjetër” citohet t’i ketë thënë Erdogan reporterëve në fluturimin kthyes nga Turkmenistani, duke shtuar se do të vizitoj Emiratet e Bashkuara Arabe në shkurt të vitit të ardhshëm.
I pyetur për lidhjet mes Izraelit dhe Egjiptit, Erdogan tha, se “çfarëdo hapi që u ndërmor me Emiratet e Bashkuara Arabe, të ngjashme do t’i ndërmarrim me të tjerët”.
Vitin e kaluar ishte tentuar një ofensivë me Arabinë Saudite dhe Egjiptin, përpjekje për t’i përmirësuar relacionet, por ato bisedime kishin dhënë pak rezultat në publik.
Në fillim të këtij muaji Erdogan kishte një bisedë të rrallë telefonike me një kryeministër të Izraelit. Ashtu siç bisedoi me kryeministrin Naftali Bennet, poashtu e zhvilloi bisedën e dytë me presidentin izraelit Isaac Herzog pas lirimit të dy shtetasve izraelit që ishin ndaluar për spiunazh pasi kishin fotografuar rezidencën e Erdogan në Stamboll./gazetametro.net